Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime rreth shtatzënisë

Pershendetje Dr. jam ne javen e 20 te shtatzenise, shume here gjate dites kam shtrengime te barkut dhe dhimbje te mesit gjithashtu me shqetesojne levizjet e bebit - i ndjej shume poshte ne fund te barkut. Eshte shtatzenia e dyte dhe gjate te pares levizjet ishin shume me larte. Faleminderit per kohen tuaj.

Delvinaa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Delvina

Deri në javën e 20-të të shtatzënisë, mitra zmadhohet nën nivelin e kërthizës në kuadrantet e poshtme abdominale. Prandaj lëvizjet e bebit, normalisht do të ndihen në këto kuadrante. Për dhimbjet e mesit dhe të fundit të barkut, shkaqet mund të jenë të ndryshme. Prandaj kontakto mjekun që të ndjek shtatzëninë, për të bërë ekzaminimet e nevojshme për të përjashtuar mundësinë e një infeksioni urinar apo të një aborti.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti