Gjinjtë në shtatzëni
Dushe
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dushe
Ndryshimet gjatë shtatzënisë reflektohen edhe në gjendrën e gjirit. Gjitë zmadhohen, areolat e gjirit bëhen më të errëta dhe më të mëdha dhe duket më shumë rrjeti venoz që furnizon rrjetin me gjak. Për ndryshimin që ke vënë re rreth thithkave të gjirit, mund të përdorësh kompresa multi-mam, të cilat do ta mbajnë të butë lëkurën e gjirit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Mirembrema! Jam shtatzene dhe qe 2 dite rreth sythit te gjirit me eshte qeruar lekura dhe duken si fluska te bardha! Me tregoni ju lutem perse me jane paraqitur cka duhet te bej dhe demi qe sjellin? Falemnderit, naten e mire.