Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet në fund të barkut

Pershendetje dr. Keta. Jam gati ne javen e 12 te shtatzenise dhe qe ne fillimet e mia kam patur dhe kam akoma dhimbje ne fund te barkut. Gjinekologu me ka thene qe ne fillim kisha shkeputje ndersa tani kam kontraktime te mitres prandaj dhe i kam dhimbjet. Me ka dhene te pi progresteron tre here ne dite. Kam dy muaj qe po e pi, dhe nuk kam asnje permiresim. Dhimbjet i kam akoma. Duhet te vazhdoj akoma me progresteronin apo duhet te marr ndonje mjekim tjeter. Analizat me kane dale te gjitha mire. Do doja te dija mendimin tuaj. Eshte serioze kjo qe kam sepse jam shume e shqetesuar. Faleminderit per pergjigjen dhe ju uroj pune te mbare.

Ajola Tace (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajola

Normalit gjatë shtatzënisë, nuk duhet të paraqiten dhimbje. Nëqoftëse dhimbjet janë të lehta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje, nuk përbëjnë problem. Nëqoftëse janë të forta, drejtohu tek mjeku gjinekolog për të gjetur ndonjë shkak të mundshëm. Mjeku mund të shtojë në terapi, spazmolitikë e cila lehtëson gjendjen tënde.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti