Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte e demshme prezenca e ujit te tepruar ne barkun e nenes?

Beba ime eshte tash ne javen e 24-te, sot u verifikua se barku ka me shume uje se sa duhet dhe se zorra eshte me e ngushtuar se normalja. Kjo eshte beba jone e pare dhe jam shume e shqetesuar meqenese mjeku preferon te vazhdoje shtatezania dhe se pas lindjes beba duhet ti nenshtrohet intervenimit kirurgjik.

Shqipe (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Këshilla që ju ka dhënë mjeku juaj, është edhe qëndrimi i mjeksisë bashkëkohore. Sot ndërhyrjet kirurgjikale tek fëmijët e porsalindur për problemin që ju paraqisni, janë mjaft të sukseshme.

Ju këshilloj të bëni konsulta të vazhdueshme me mjekun tuaj obstetër, jo vetëm kryerjen e ekzaminimit ultrasonografik por edhe kryerjen e rezonancës magnetike për të vërtetuar plotësisht dyshimin se zorra e bebes tuaj është më e ngushtuar se normalja.

/komuniteti