Rënia e flokut pas lindjes
Mimoza Pr
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza.
Nuk mund të bëni asgjë për të parandaluar rënien e flokëve.
Gjatë shtatzënisë, për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit, flokët janë më aktive dhe përqindja më e madhe e qimeve është në fazë të rritjes. Pjesa e flokëve që është në fazë qetësie, pas së cilës flokët do bien është më e vogël se sa para shtatzënisë.
Pas lindjes, niveli i estrogjenit bie, dhe një numër më i madh i flokëve kalojnë në fazën e qetësisë, dhe pas kësaj kohe, ato bien.
Përdor shampo të cilët japin dukje më voluminoze, apo ndoshta edhe ndonjë shkurtim flokësh derisa gjendja hormonale të stabilizohet.
Gjithë të mirat.
Pershendetje MD. Keta, kam lindur vajzen qe 4 muaj dhe e kam ende ne gji, mirepo tani qe 2 jave kane filluar te me bien floket shume dicka ne maksimum, frikesohem se mos me bien te gjitha a mundem te bej dicka per floket e mia apo eshte normale doktoreshe, edhe a do me kthen ne gjendjen e meparshme floket apo e pati puna ime me floke? Te lutem pergjigju pyetjes time se shume jam e merakosur!