Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth infeksionit

Pershendetje Dr Mimoza, kane kaluar 5 muaj qe me ka ndodhur aborti spontan, bera analizat e gjakut dhe te urines dhe shkova te gjinekologu analizat e gjakut i kisha te gjitha normale ndersa ne urine me kishte dale bakterie, dhe me beri kontroll gjinekologju me ultraze vaginale isha ne rregull edhe vezoret edhe permasat e mitres me beri dhe strishen pas disa ditesh me telefonoj me tha se kam nje infeksion mirepo s`me tha se si quhet infeksioni mirepo me tha te perdore antibiotik cipronatin 750mg dhe bashkeshorti te njejtin antibiotik por 500 mg 2 here ne dite dmth cdo 12 ore 7 dite dhe une te perdore vaginale flagyl 500 mg 7 dite ne mbremje, te lutem sipas pershkrimit te ketyre barnave a mundet me qene infeksion i madh apo i rrezikshem? Te lutemmmm shume me kthe nje pergjigje!

Artan (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Artan

Infeksionet vulvo-vaginale ndikojnë në infertilitet (mos mbetjen shtatzënë), për faktin se ato prishin cilësinë e mukusit cervical, duke krijuar kështu një pengesë për kalimin e spermatozoidëve drejt tubave të Fallopit. Trajtimi i këtyre infeksioneve në mënyrë korrekte, mundëson që shtatzënia tjetër të jetë normale. Të rekomandoj që trajtimin ta merrni njëkohësisht si ti ashtu edhe bshkëshorti, sipas këshillës së mjekut gjinekolog që të ka përshkruar mjekimin.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti