Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje në fund të brinjëve

Psh. Doktoreshe! Jam ne javen e 20 te shtatzenise. Ka 2 jave qe kalova nje grip te forte por me ka lene me kolle. Nuk vajta te vizitohesha per ndonje ftohje te mundshme pasi kisha frike se do me jepnin antibiotike dhe une kam marre dhe nje here gjate tremujorit te pare. Tani jam me mire por problemi im eshte se ka nje jave qe me ka filluar nje dhimbje ne anen e majte ne fund te brinjeve, e ndjej shume kur kollitem por dhe ne darke kur shtrihem, aq shume sa nuk mund te fle ne anen e majte. Gjate dites jam ne pune dhe nuk e ndjej shume. Si mendoni ju, cili mund te jete shkaku i kesaj dhimbje? Ju faleminderit! Jesi.

Jesi Jesi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jesi

Nuk mendoj që ke bërë mirë, që nuk je vizituar tek mjeku patolog. Mundet që gripi i fortë që ke kaluar, të ketë lënë pasoja. Këshillohu pa tjetër me mjekun e familjes, pasi pasojat e gripit mund të influencojnë në shtatzëni. Mund të marrësh edhe trajtim me antibiotikë, pasi ato lejohen në këtë periudhë të shtatzënisë që ndodhesh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti