Marrëdhëniet seksuale gjatë muajit të 9
Mimoza 26
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza
Raportet seksuale kur shtatzënia ka ecuri normale, janë të lejuara. Kjo është e vlefshme edhe në muajin e nëntë. Ato nuk kanë influenca në proçesin e lindjes, prandaj mos u frikëso.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje e nderuar doktoreshe, do doja te dija mendime nga ju rreth marredhenieve seksuale ne muajin e 9, a e ben te lehte lindjen dhe te shpejte apo eshte e kunderta sepse kam ndegju qe eshte mire te kesh sa me shpesh se lind lehte dhe shpejte por kam frike keshtu qe do doja te dija a eshte mire apo keq sepse eshte shtatzenia ime e pare dhe nuk po di si te veproj?! Ju falenderoj paraprakisht dhe ju uroj dite te mbare!