Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tabletave Clomifen

Clomifen tabletat cfare rreziqesh kane dhe sa mundet nje femer me ngel shtatzene me keto tableta?

Merjem (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merjem.

Klomifeni, është nxitës i ovulacionit. Në praktikën e klinikës ku unë punoj, përdorimi i klomifenit fillon me një tabletë në ditë, nga dita e dytë e ciklit menstrual. Rreth ditëve 14-16 të ciklit menstrual, vlerësohet ekografikisht madhësia e folikulit. Nëqoftëse ai nuk ka arritur madhësinë e duhur, në ciklin pasardhës doza e klomifenit bëhet 2 tableta në ditë, duke filluar nga dita e dytë e ciklit menstrual. Ky rritëm, vazhdon deri në katër tableta.

Duhet patur parasysh, që në çdo cikël menstrual duhet të bëhet vlerësimi ekografik i madhësisë së folikulit. Shtimin e dozës së klomifenit, e vendos mjeku gjinekolog.

Nëse nuk rritet temperatura bazale apo ekografikisht nuk vihet re folikuli i pjekur për vezë, atëherë marrja e klomifenit ndihmon për shtatzëni. Përdorimi i tij nuk sjell asnjë lloj dëmtimi.

Të uroj fat.

Merjem (14 vite më parë)
Pershendetje Moza Keta... Ende sme jeni pergjigjur per pasojat qe me ka shkaktu klomifeni 50 mg... Tani me mpihet e kemba e djathte se me mpihen duart... A do te thote se jam shtatzene duke pas parasysh se dita e pare e periodave ka qene 3 shkurt 2012? Me ktheni pergjigjen ju lutem... Mbeteni e pershendetur...
Merjem (14 vite më parë)
Pershendetje Mimoza Keta, shume faleminderit ne pergjigjen tuaj, mirepo une eshte fillimi hera e pare qe marre Clomifen dhe dje ke dita e mbrame domethene dita e 5 qe morra, mirepo me ka shkaktu shummme dhimbje ne fundin e shpines apo kurrizit...?! Dhe vazhdon ende te me dhemb sikurse jam ne perioda edhe barku ngapak e shpina me shummme... Se ne pergjithesi e kam te carte se qka permban Clomifen... E pres pergjigjen tuaj...

/komuniteti