Në lidhje me orgametrilin dhe para shtatzëninë
Elaa.
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ela
Orgametrili ka në përbërjen e tij progesterone, i cili ndihmon në ardhjen e menstruacioneve nëqoftëse nuk ka ndodhur shtatzënia. Ai gjithashtu ndihmon edhe nëqoftëse një grua ka mbetur shtatzënë dhe nuk ka efekte negative mbi shtatzëninë.
Nëqoftëse në vezore paraqitet një kist i madhësisë më të vogël se 5 cm, është e rekomanduar që më parë të trajtohet kisti, dhe më pas të tentohet për shtatzëni. Por edhe mund të ndodhë shtatzënia, kur vezorja tjetër rezulton normal. Nëqoftëse ndodh shtatzënia në praninë e kistit, atëherë trajtimi i shtatzënisë duhet të jetë mjaft i kujdesëshëm.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar, neqoftese perdor orgametril 7 dite para dates se pritshme te ciklit menstrual per arsye me me ardhe menstruacionet pasi qe kam crregullime me to dhe tash nese kam mbet shtatzene ne ate muaj, a ka rrezik dicka qe jane perdore orgametrili? Gjithashtu me intereson nese nje grua me cista ne vezore ne madhesi me te vogel se 5 cm a mundet me mbet shtatzene dhe nese mbet a ka rrezik per mos zhvillimin e frytit apo dicka te tille? Pres nje pergjigje.