Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi klomifenit

Pershedetje Dr une para 2 muajve kam pas abort spontan, tash mjeku me ka pershkru clomifen prej dites se trete ka 2 clomifena ne dite ne mengjes dhe ne mbremje po une pasi nuk kam problem qe te mbes shtatzene se une kater here kam mbete 3 here jashte mitres dhe njehere ne miter nuk pe shof te arsyeshme me pi klomifen pasi une nuk kam problem me folikulin se po te kisha problem nuk do te mbetesha shtatzene, cfare me rekomandoni ju? Te falenderoj per ndihmen tuaj.

Arjeta Aliu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Neta,

Sipas përvojës së klinikës ku unë punoj, shtatzënia e re pas abortit, rekomandohet të ndodh pas 6-të muajve. Përpara se të fillosh trajtimin me klomifen, kryej një ekografi në ditën e 14-16 të ciklit menstrual, për të vlerësuar folikulin dhe në rast se ai rezulton me përmasa të vogla (folikul jo iI maturuar), atëherë mund ta përdorësh këtë terapi.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti