Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Trashësia e gjakut si pasojë e vdekjes së frytit?!

Pershendetje doktoreshe, e kam nje pyetje edhe desha ta di mendimin e juaj, te kam shkruar shume here, qe i kam pasur dy aborte spontane qe i kam bo te gjitha qka duhet po te gjitha mire me kane dale, e pyetja eshte se a ndodh qe gjate shtatzenise me u trashe gjaku edhe femija mos me u zhvillu me shume se dy muaj edhe me vdek ne bark? Se une gjate shtatzenise kam marre vetem vitamina, po mbas dy muajve me ka vdek, me fal se e zgjata pak edhe shpresoj qe kam qene e qarte ne pyetje. Ju pershendes shume.

Valerina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valerina

Kjo që thua dhe mund të ndodh. Për evitimin e këtij fenomeni, në një shtatzëni të ardhshme, kryej analizën specifike që quhet niveli i kardiolipideve në gjak. Në rast se ky nivel rezulton i rritur, atëherë mjeku që do të ndjek shtatzëninë tënde duhet të filloj trajtimin me antikoagulant që në fillimin e shtatzënisë. Megjithatë, duhet të dish që rreth 50% e shkaqeve të aborteve mbeten të panjohura.

Të uroj fat.

/komuniteti