Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Uterine septum dhe dështimet

Jam 25 vjecare, kam nje problem qe moti, kam 5 vite martese dhe kisha 3 deshtime, i pari deshtim ishte ne javen 12, i dyti ne javen e 5, kurse e treta ne javen e 8, krejt ishte normal cdo gje dhe kur shkova ne kontrolle gjinenologjik gjiithcka mire por para ketyre deshtimeve me doli se e kam uterine septum... Tani me thojne te operohem, cfare keshille me jepni? Ju lutem me ndihmoni.

Vali l (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Vali.

Me uterine septum, kuptohet ndarja e vaginës dy pjesë. Ndarja mund të jetë parciale/e pjesëshme por mund të jetë dhe totale/e plotë. Në shumicën e rasteve, shoqërohet edhe me anomali të zhvillimit uterin. Një ekzaminim i plotë ekografik do të tregonte zhvillim e uterusit dhe vezoreve, ndërsa një ekzaminim gjinekologjik do të vlerësonte nëse ndarja është totale apo e pjesëshme. Kjo situatë nuk sjell probleme për shtatzëninë, nëqoftëse penetrimi kryhet normal. Por problematika mbetet në fund të shtatzënisë, pasi pengon rrugët e lindjes. Mirë është, që të bëhet korrigjimi kirurgjikal përpara se të filloj shtatzënia.

Gjithë të mirat.

/komuniteti