Mundësia për të qenë shtatzënë
Manjola
(14 vite më parë)
Përshëndetje Manjola
Prit datën e menstruacioneve të ardhshme dhe një javë më pas bëj testin e shtatzënisë ose beta HCG-në. Dhimbjet e lehta që ndjen në fund të barkut, mund të shkaktohen nga disa arsye si; nga shtatzënia e mundshme, nga ardhja e menstruacioneve ose dhe nga ndonjë infeksion i mundshëm kronik që riakutizohet nga koha e ftohtë. Pas kryerjes së testit të shtatzënisë, pamvarësisht nga rezultati drejtohu tek gjinekologu, për tu vizituar dhe për të gjetur një nga shkaqet e mundshme të dhimbjes.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje, kam rreth 5 muaj qe planifikoj te kem femije, dhe dita e pare e ciklit te fundit ishte 10 Janar 2012. Perreth 1 jave ndjej si ne anen e majte dhe ate te djathte te fundit te barkut, sikur me shpojne me gjilpere. A mund kjo te shkaktohet dhe nga i ftohti apo egziston mundesia e te ngelurit shtatzene? Kur mund ta bej testin e shtatzenise?