Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë është potasiumi?

Pershendetje Doktoreshe. Doja te dija c`eshte potasiumi dhe cfare funksioni kryen ne trupin e njeriut? Une sapo jam bere nene dhe ne analizat e gjakut te femijes tim rezultoi qe niveli i potasiumit eshte i larte. Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje. Ju uroj gjithe te mirat, dhe ju falenderoj nga zemra.

Eneida (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eneida.

Potasiumi nga anglishtja nënkupton Kaliumin. Pothuajse të gjitha qelizat dhe organet në trup kanë nevojë për kalium për të funksionuar siç duhet. Kaliumi është i rëndësishëm për shtypjen e gjakut, pompimin e zemrës dhe kontraktimin e muskujve kur fëmijët vrapojnë poshtë-lartë rreth kopshtit. Zakonisht fëmijët kanë mungesë kaliumi, kur nuk konsumojnë mjaft fruta dhe perime në ushqimin e tyre. Ai është një lojtar kyç në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve të shëndetshme dhe të presionit të gjakut, duke i ndihmuar muskujt të kontraktohen.

Por, në lidhje me nivelin e lartë të tij tek fëmija juaj, është mirë të konsultoheni me mjekun pediatër të fëmijës tuaj, në mënyrë që të ju udhëzojë se çfarë duhet bërë.

Të uroj gjithë të mirat ty dhe fëmijës tënd.

/komuniteti