Gjëndrrat tiroide
Bleda
(14 vite më parë)
Përshëndetje Bleda.
Çrregullimet hormonale të tiroides, kanë influencë dhe prishin nivelin hormonal të organizmit. Kjo ndikon edhe në mos mbetjen shtatzënë. Prandaj grave u rekomandohet që përpara se të fillojnë një shtatzëni, të vlerësojnë nivelet hormonale të organizmit tek mjeku endokrinolog dhe t’i korrigjojnë ato. Përpara se të kërkosh shtatzëni, duhet të trajtohesh patjetër për të ekuilibruar nivelin hormonal të gjendrrës së tiroides.
Për të zgjidhur problemin, përpara se të këshillohesh me gjinekologun duhet të bësh një këshillim me mjekun endokrinolog, i cili do të rekomandoj preparate të tjera mbi sëmundjen.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Morina. Kam nje pyetje rreth gjendrave tiroide pra qe prodhojne pak hormone se kam lexuar se ka dy lloje te gjen. T. Ato qe prodhojne shume dhe ato qe prodhojne pak, e keto te dyjat ndahen... Te lutem me skjaro me gjeresisht per gjendrat tiroide se kam je vit qe provoj te mbetem shtatzene por kot. Faleminderit shume, Bleda.