Inqizimi i thellë i kanaleve
Antigona Morina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Antigona
Midis të tjerave, një nga shkaqet e mbylljes së tubave janë edhe infeksionet e traktit riprodhues. Këto mund të ndodhin edhe si pasojë e aborteve të mëparshme. Kryhej ekzaminimin që quhet HISTERO SALPINGO GRAFIA [hsg], për të vlerësuar kalueshmërinë e tubave. Meqënëse nga ekzaminimi ekografik ka rezultuar një folikul i maturuar, ti vërtetë nuk ke nëvojë për një stimulim të ovareve. Kryej hsg-në dhe nëse tubat dalin të bllokuar, ndiq këshillat e mjekut tënd.
Të uroj fat.
E nderuar Doktoreshe! Isha ne një kontrolle te gjinekologu dhe ne raportin qe nxorri shkruan: Vezorja e djathte e medioponuar me folikul dominant me d-22 mm. kurse vezorja e majte me formacion cistik granuloz (endometrioze ) me d-22 mm mundesidht me tregoni a eshte ne rregull ngase une deshiroj te mbetem shtatzane por nuk kam sukses, kam nje femi dhe para nje viti kam obertuar 3 muaj , kshilla e tije ishte : te beje nje inxhizim te thelle te kanaleve sepse ndoshta jane bllokuar dhe se nuk kam nevoje per ndonje lloj stimulimi. Desha nje pyetje? A ka mundesi te jene kanalet e bllokuara kur une para nje viti kam qene shtatzene dhe arsyeja pse mshelen ato kanale. Ju faliminderit për keshilla!