Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebes

Pershendetje MD Mimoza deshta te pyes rreth bebes, dje isha te mjeku ai me tha se jam ne javen e 37 mirepo foshnja peshon 3.450 gr a eshte zhvilluar beba shume deri tani dhe deri ne fund te shtatzenise edhe sa gram perafersisht mund te shtoj? Harrova te cek kjo eshte shtatzenia ime e pare, ju falemnderoj perzemersisht qe keni kohe te na ktheni pergjigjet.

Egzona Mushica-hoti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egzona

Sipas të dhënave që tregon, rezulton se bebi është pak mbi peshë. Në fund të shtatzënisë rreth javës së 39-40, mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë do të vlerësoj ekografikisht madhësinë e bebit dhe gjithashtu, tek ty do të kryej një proçedurë që quhet pelvimetria. Nëqoftëse përmasat e bebit përputhen me përmasat e baçinit, atëherë mund të tentohet për lindje me rrugë vaginale. Nëqoftëse përmasat e bebit janë më të mëdha se përmasat e baçinit, atëherë lindja mund të kryhet me seksio-cezarea.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti