Niveli pak i lartë i prolaktinës
Bleda
(14 vite më parë)
Përshëndetje Bleda.
Niveli i lartë i prolaktinës në gjak, shoqërohet me cikël anovulator që do të thotë mos prodhueshmëri e vezës. Vetëm pasi të jetë normalizuar niveli i prolaktinës në gjak me trajtim, ekziston mundësia e mbetjes shtatzënë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Mimoza. Ju lutem me shpjegoni me shume rreth nivelit te larte te prolaktines une nuk jam shtatzene por kam nivelin e prolaktines pak te rritur, a mundet kjo me shkaktu qe te mos ngelem shtatzene edhe pse? Faleminderit per pergjigjjen tuaj, Bleda.