Madhësia e mitrës
Arjana
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arjana
Përmasat e mitrës, maten gjithmonë me ekzaminim ekografik. Hapja e qafës së mitrës tregon për një pamundësi të saj, për ta mbajtur dhe çuar deri në fund shtatzëninë. Prandaj ndiq këshillën e mjekes tënde, për të kryer serklazhin. Serklazhi është një qepje rrethore e qafës së mitrës, për të krijuar një tapë mbrojtëse për shtatzëninë.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. I kom pas dy aborte, te parin 16 jave dhe te dytin 17 jave. Tash prape jam shtatzene ne javen 14. Para 2 jave e pata nje kontrolle te gjinekologja ime dhe me tha qe kom fillu me u qel dhe qe duhet me ba serkllazhe. Doktroreshe jom ra shume ne dileme se mos e kom mitren e vogel dhe deshta me ju pyet se kur eshte mitra e vogel deri ne sa muaj zhvillohet femija dhe qe nja 2 jave kane fillu disa dhimbje te mjedisit (te shpines), a paralajmeron kjo qe po vazhdon qafa e mitres me u hap dhe me ndodh prape aborti? Ju lutem doktoreshe per nje pergjigje se kam frike qe e kam mitren e vogel dhe femija ska ku zhvillohet dhe per kete arsye po hapet qafa e mitres dhe po me ndodh aborti?