Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e menstruacioneve

Pershendetje mjeke e nderuar, sa sakte mbas voneses se menstracioneve eshte testi i sakte se nje dite qe mu kane vonu e bera nje test e me doli negativ... edhe nese nuk jam shtatzene pse ka ardhe deri te vonimi i tyre? Ju uroj pune te mbare e suksese. Pres pergjigje. Lulja.

Lulja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lulja

Testi shtatzënisë në shtëpi, është test që bazohet në evidentimin e hormoneve të gonadotropinave korionike që gjenden në urinë. Zakonisht, testi bëhet një javë pas vonesës menstruale.

Çrregullimi menstrual mund të ndodh si rezultat i ndryshimit të nivelit të hormoneve në gjak. Drejtohu tek gjinekologu, për të kryer disa analiza specifike për hormone. Në bazë të përgjigjes së tyre do të vlerësohet situata, për të të dhënë trajtimin e nevojshëm për të rregulluar ciklin menstrual. 

Të uroj gjithë të mirat.

Agnesa nesa (12 vite më parë)
pershendetje Kam nje pytje per Gjinekologen jam 17 vjeq ka kam qrregullim te ciklit,mestruacionet me vanohen kah 3 muaj ddeshat me ditt mos esht ndonje gje shqetsuese

/komuniteti