Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mundem të jem shtatzënë?!

Pershendetje. Dita e pare e ciklit te fundit ka qene ne 10 Janar 2012, nderkohe qe kam rreth 5 muaj qe tentoj, por pa sukses. Doja tju pyesja nese mund te jem shtatzane pasi kam dhimbje barku prej nje jave sikur gjilpera nga te dyja anet e fundit te barkut. Gjithashtu jam bere shume sensitive sidomos ndaj tymit te duhanit gjithashtu dhe shenjat e tjera paramenstruale. Ju falenderoj paraprakisht!

Manjola Hysa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Manjola

Shënjat subjektive që ankon, tregojnë për mundësinë e shtatzënisë. Beta HCG, do të konfirmoj ose jo praninë e shtatzënisë. Ekzaminim ekografik dhe vizita gjinekologjike, do të ishin shumë të dobishme për të përcaktuar vëndndodhjen e shtatzënisë.

Të uroj të kesh mbetur shtatzënë.

/komuniteti