Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Megadyn gjatë shtatzënisë

Pershendetje nga Teuta. Pyetja ishte jam ne javen e 17 te shtatzenise dhe nga muaji i 2 marr tbl megadyn deshta me dite a ndikon ne shendetin e foshnjes time apo ne shendetin tim? Ato permbajne vitamina, minerale dhe hekur deshta me dite a i jepin foshnjes time vitamina ndoshta po me kupton sadopak. Te uroj pune te mbare.

Teuta Kf (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Megadyn është multivitamin, e pasur me vitamina dhe kripra minerale, të cilat rekomandohen gjatë shtatzënisë atëherë kur shtatzëna nuk i plotëson ato me anë të ushqimit. Pra konsumi i tyre, është i domosdoshëm dhe i nevojshëm si për shëndetin e shtatzënës ashtu edhe të fëmijës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti