Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia 6 muaj pas lindjes cezariane

Pershendetje doktoreshe, desha te ju pyes e kam vajzen 6 muajshe dhe jam me premje cezariane por para disa ditesh nuk e kisha ciklin menstrual dhe kur shiqoj me test te shtatzenise me doli pozitiv, jam shume e brengosur pasi eshte shume shpejte pas operacionit, cfare te bej te lutem me ndihmo, a me rrezikohet jeta mua? Ju flm pres pergjegjen tuaj.

Beti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Beti

Organizata Botërore e Shëndetsisë rekomandon për arsye të ndryshme, që fëmija pasardhës është mirë që të lindë pas tre vjetësh. Për kushte të caktuara, kjo nuk do të thotë se fëmijët që lindin përpara kësaj periudhe, do të kenë pasoja apo probleme. Megjithatë, kujdesi prenatal tëshmë duhet të jetë më i mirë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti