A del testi pozitiv nëse ke cistë apo vec në rast shtatzënie?
Marigona
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marigona
Shtatzënia bën që në qarkullimin e gjakut të shtohet niveli i gonadotropinave korionike, të cilat dalin dhe në urinë. Gjetja e këtij hormoni në urinë, është një shenjë më shkallë të lartë sigurie për të vërtetuar fillimin e shtatzënisë. Ky hormon, nuk çlirohet në rast se bëhet fjalë për kiste. Ndaj është e pamundur, që me anë të testit të vlerësosh në ekzistojnë kiste ose jo.
Kur një beta HCG rezulton në shifrën që ti përmend, ekziston mundësia e shtatzënisë. Por, për të vërtetuar gjithshka, duhet të kryesh kontroll tek gjinekologu.
Të uroj gjithë të mirat.
A mundesh me me sqaru dicka dr ju lutem? Testi qe behet ne shtepi a ka mundesi te del pozitiv nese ke ciste apo veq ne rast shtatzenise? Edhe nese behet testi i gjakut per me vertetu nje shtatzeni te hershme dhe vlera e analizes te del 265 a egziston nje shtatzeni sipas ketyre shifrave qe ka mundesi nje sqarim nga ju te marre? Ju faleminderit nga ju.