Kruarje të barkut dhe gjoksit në shtatzëni
Lindushja
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lindushja
Në këtë periudhë të shtatzënisë, lëkura e barkut është zgjeruar shumë për shkak të rritjes fetale. Në përgjithësi ajo paraqitet e thatë dhe jep kruarje. Gjendja mund të përmirësohet, nëse lëkura e barkut lyhet me kremra hidratantë.
Nëqoftëse kruarja nuk largohet apo paraqitet në të gjithë trupin apo shoqërohet me skuqje, bën mirë të konsultohesh me mjekun dermatolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje! Une tashme jam ne javen e 23te te shtatzenise dhe nonstop kam kruarje te barkut dhe gjoksit pse ndodh kjo? A eshte dicka normale ne shtatzeni a po duhet bej ndonje test te alergjise edhe pse nuk kam skuqje apo ndonje shenje ne trup por vetem kruarje? Cdo te mire.