Streptococcus spp
Vesaa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Vesa
Streptokoku është një nga shkaktarët e infeksioneve lokale gjenitale ose perigjenitale, sidomos kur lëkura është e traumatizuar. Ai është një nga kolonizatorët normal të vaginës. Në kushte të caktuara merr mbirritje, duke dhënë irritacion vaginal, dhimbje barku, herë-herë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh etj. Nuk rekomandohet në këto raste përdorimi i tamponave vaginal, gjatë periudhës së menstruacioneve. Tek gruaja shtatzënë, mund të jetë shkaktar i infeksioneve përreth lindjes si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Trajtimi i infeksionit, bëhet me antibiotikë sipas antibiogramës. Rekomandohet që trajtimi të zgjasë 7-10 ditë.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, une vuaj nga nje infeksion vaginal. Urinokultura me ka dale shume mire. E kam ba strishon vaginale, dhe testet ne myshqe dhe klamidia. Ku kultura me antibiogram me ka dale >qeliza epiteliale mjaft, leukocyte polimorfonukleare te rralla, koke dhe bacile G-te rralle, koke dhe bacile G+te rralle... dhe vetem streptococcus spp me ka dale pozitive (+)... cka do te thote kjo dhe cka me perdore sipas juve? Pershendetje nga Kosova.