javë pas jave
Përshëndetje Lola
Shtatzënia e pa zhvilluar quhet ndryshe missed abort. Ky term përfshin ato shtatzëni ku ekspulsioni i fetusit, nuk ndodh edhe pse fetusi ka kohë që nuk është gjallë në barkun e nënës. Kjo nuk do të thotë se ka problematikë për shëndetin riprodhues të nënës. Arsyeja pse disa embrione të vdekur nuk abortojnë spontanisht, dhe sot, akoma nuk është e qartë. Siptomat e shtatzënisë regredojnë dhe testet e shtatzënisë bëhen nëgative. Në ekzaminimin ekografik nuk dallohet pulsime të zemrës fetale. Në këto raste, rekomandohet kyretazhi i kavitetit uterin. Në klinikën ku unë punoj, rekomandohet që shtatzënia e re pas abortit të filloj pas 6 muajve, periudhë kjo në të cilën gjinekologu i bën gruas ekzaminimet e nevojshme, për të gjetur një nga shkaqet e mundshme të abortit. Rreth 50% e shkaqeve të aborteve janë të njohura, gjenden dhe mund të trajtohen. Raportet intime pas abortit janë të rekomanduara të fillojnë pas ndërprerjes së sekrecioneve hemoragjike. Gjatë periudhës pa shtatzëni, drejtohu tek mjeku gjinekolog për tu informuar mbi metodat e planifikimit familjarë.
Të uroj gjithë të mirat.


E nderuara doktoreshe, para 5 diteve pata abort, ishte shtatzenia ime e pare, isha 11 javeshe por mjeku me tha se femijes nuk i rreh dot më zemra me zhvillim kishte mbet 9 javesh pra dy jave e kam mbajtur ashtu ne bark pasi nuk kisha kurrfare simptome, tani po perdori terapine e rekomanduar nga mjeku pas abortit, do te doja te me pergjigjesh ketyre pyetjeve: a paraqet ndonje rrezik qe e kam mbajtur dy jave ashtu ne bark? pas sa kohe guxoje te kryeje marredhenie? si dhe mjeku me rekomandoje qe per tre muaj te mos filloje ndonje shtatzeni deri sa me analiza ta gjejme shkakun e abortit, a eshte e mjaftueshme kjo kohe edhe sa eshte e rrezikshme nese shtatzenia ndodh me heret?