Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia dhe mitra

Pershendetje, jam nje nene e nje djali 1 vjec e gjysme dhe e kam lindur normal dhe me peshe 3100 gram por kam lindur nje muaj me perpara termin e kam pasur ne qershor kam lindur ne maj. Kur shkova tek mjeku im me tha qe mitra ime nuk e pranon me gjate qendrimin e foshnjes time sepse me ben presion foshnja dhe me tha te shkoja ne spital. Por tash prape jam shtatzene ne javen e 17 kisha pas deshire me dite a eshte normale kjo? Harrova me cek se djali si lindi ju shfaq verdheza. Te deshiroj pune te palodhshme nga Teuta.

Teuta Kf (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Pas javës së 37-të, lindja konsiderohet normale. Pesha e bebit prej 3100 gram, mund të konsiderohet tregues që i një lindje jot ë parakohshme. Në shtatzëninë aktuale, është akoma herët të mendohet për një rrezik lindje parakohe, pasi ti je vetëm 17-të javëshe. Në javën e 22-të, kur të bësh ekon morfologjike, mjeku gjinekolog duhet të bëj dhe cervikometrinë (matja e qafës së mitrës) e cila nëse rezulton në përmasa normale, tregon se nuk do të kesh problem me shtatzëninë. Megjithatë ka dhe faktorë të tjerë, që janë shak i lindjeve parakohe. Midis tyre mund të përmendet vaginozat bakteriale, periodontiti, infeksionet urinare, infeksionet nga toksoplazma etj. Për të evituar këto shkaqe, gjinekologu që të ndjek shtatzëninë duhet të të kryej një seri analizash dhe në bazë të vlerësimit të tyre do të japë trajtimin e duhur.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti