Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha e lindjes

Mirembrema! Doktoreshe terminin e fundit te lindjes e kam me 12 qershor por me intereson te di se sa jave para kesaj date mund te kete gjasa per lindje sepse kam ndegjuar se si te mbarojsh muajin e 8 dhe nje dite me hi ne muaj te nente quhet lindje ne henen e vet? Falemnderit naten e mire.

Dushe (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dushe.

Në shtatzëni nuk flitet me muaj por me javë. Pas javës së 37-të lindja konsiderohet normale. Lindjet para javës së 37 konsiderohen si lindje të parakohshme (premature).

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti