Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konsumi i cigares gjatë shtatzënisë

Pershendetje MD Mimoza, jam 23 javeshe edhe kunsumoj cigare. Jam munduar ta le po nuk po mundem a dini ndonje menyre qe mundem ta le edhe cfare problemi i shkakton bebes? Se une nuk kam pasur asnje problem deri tani si kur nuk jam shtatzene fare nuk me pengon asnje gje, me ndihmoni me ndonje keshille se e kam beben e pare? Faliminderit.

Suada Makolli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suada

Sipas studimeve të fundit, nënat duhanpirëse kanë rrezik nga lindja e parakohshme apo nga SGA (small gestational age – baby) - foshnja me madhësi të vogël dhe të pazhvilluar. Pra pirja e duhanit gjatë shtatzënisë shkakton efekte të shumta të dëmshme siç janë lindja para kohe dhe rritja dhe zhvillimi i kufizuar. Ju mbetet juve të vendosni për veprimet tuaja.

Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/komplikimet/duhanpirja-gjate-shtatzanise?like=true

Shtatzëni të mbarë.

/komuniteti