Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A e dëmton kortizoni bebin?

Pershendetje doktoreshe Mimoza! Sapo kam hyre ne javen e 36 te shtatzenise dhe mjeku me ka rekomanduar te filloj kortizon (Medrol 16 mg) per 4 dite sepse i kam trombocitet e ulta (73.000) dhe pas 4 ditesh mjekim me kortizon do bej lindjen me operacion. Doja te dija a eshte i demshem perdorimi i kortizonit per bebin dhe a nuk eshte pak shpejt per te bere nderhyrjen sepse diten e operacionit une jam vetem 36 jave e 5 dite. Po pres me padurim pergjigjen tuaj.

Noana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Noana

Marja e kortizonikëve, nuk ka efekte negative mbi fetusin. Ato jepen për të stimuluar rritjen e numrit të trombociteve në rastin tënd. Një këshillim me mjekun hematolog do të ishte i domosdoshëm për ty. Vetëm në rast se hematologu shprehet se ka indikacion të nevojshëm ndërprerja e shtatzënisë në këtë moshë të saj, atëherë mund të kryhet lindja me prerje cezariane. Ndryshe sipas praktikës së klinikës ku unë punoj, operacioni cezarian kryhet rreth javës së 39-40 të shtatzënisë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti