Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është e dëmshme ngrohja me gaz?

Pershendetje, jam shtatzene rreth 3 javeshe dhe keto dite te ftohta ngrohem me gaz, por problemi eshte se me djegin shume syte nga gazi sa qe edhe me lotojne. A ka efekte anesore? Kur bera ekon doktori me dha keto ilace: utragestan 2 x 1 ne dite, reinforce 1 ne dite, nutrofulocium 1 ne dite. Per cfare jane keto ilace? Dua te theksoj se para rreth 1 viti kam patur nje abort spontan 6 javeshe. Pres pergjigjen tuaj.

Kloa 1 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Mjekimi që të ka dhënë mjeku gjinekolog, shërben për ta forcuar shtatzëninë me qëllim që të evitohet një abort tjetër i mundshëm. Nuk rekomandohet qëndrimi i grave shtatzëna në ambjentet që ngrohen me gaz pasi ai është toksik.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti