Forcimi i placentës
Donikaaaa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Donika
Mjekimi që të ka rekomanduar mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, shërben për të lehtësuar kontraksionet uterine që janë shkak i dhimbjeve të mesit dhe të fundit të barkut. Mos hezito të marrësh këtë trajtim, nëse do që kjo shtatzëni të shkojë mirë deri në fund. Trajtimi nuk ka efekte anësore mbi fetusin. Deri sa të qetësohesh, qëndro sa më shumë shtrirë dhe evito punët e rënda dhe ecjet e gjata në këmbë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuara doktoreshe, fillimisht ju pershendes dhe ju falenderoj per keshillat tuaja. Une kam nje brenge, jam ne javen e 20 te shtatzenesise, ne kontrollen e fundit te gjinekologu im gjate kontrollit me ultraze verejti se placenta eshte e forcuar per shkak te dhimbjeve ne bark e shpine, gjithashta paraprakisht kisha kollitje te shpeshta per shkak te gripit. Doktori me pershkroi tableta: NO-SPA 40mg. Doktoreshe e nderuar une po kerkoj mendimin tend sa i perket ketij problemi a mund te kete pasoja tek beba, gjithashtu ne lidhje me keto tableta a mund te kene ndonje efekt anesor, pra ne pergjithesi ndonje keshille rreth placentes dhe pasojat ne rast shtrengimi? Te falenderoj per mirekuptim, shpresoj qe isha e qarte rreth pershkrimit te problemit tim.