Pregnencare
Azemine Gervalla
(14 vite më parë)
Përshëndetje Azemine
Përdorimi i vitaminave dhe kripërave minerare në shtatzëni, është i nevojshëm për një zhvillim normal të fetusit. Në praktikën e klinikës ku unë punoj, është i rekomanduar përdorimi i vitaminave deri në tre muaj para fillimit të shtatzënisë e deri në 45-së ditë pas lindjes. Nëse multivitaminat që të ka rekomanduar mjekja gjinekologe që të ndjek shtatzëninë, kanë në përbërjen e tyre magnezium, atëherë mund të mos e merr atë më vete.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr, jam ne javen e 24, mjekja me ka nderruar vitaminat, kam qene duke marre gravid dhe magnezium 80g 2 here nga 1, por tash ma ka caktu pregnencare prodhim U.K, e pash se qenkan 16 vitamina dhe minerale kishte sasi te jodit etj. Pyetja ime eshte deri ne cilen jave eshte e nevojshme marrja e vitaminave dhe keto vitamina kishin edhe sasi jodi dhe magnez a duhet ta nderprej magnezin veq qe e marre? Arsyeja e pyetjes eshte se kunata ime ne Angli ka marre te njejtat vitamina po veten deri ne javen e 12 dhe pastaj nuk ka perdore asnje lloj vitamine.