Virusi hpv
Monda19
(14 vite më parë)
Përshëndetje Monda
Është e mundur shfaqja e lytheve edhe në mukozën e gojës, nëse kryet seks oral. Drejtohu tek mjeku otorinolaringolog, për të konfirmuar diagnozën. Trajtimi me antiviral oral, përmirëson situatën.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje doktoreshe! Jam diagnostikuar me lytha gjenital dhe nderkohe po marr trajtimin me Wartec cream. Kam filluar te ndjej dhe te shikoj disa gungeza jo normale per nje mukoze te shendetshme te gojes, i ndjej ne afersi te fytit deri ne fillimin e gjuhezes se siperme, nuk jane te dukshme per syrin e lire po i ndjej kur i prek me gjuhe ose me nje drite te bardhe duke i pare me kujdes ne pasqyre. Une dyshoj se lythat tashme jane shfaqur dhe ne gojen time. A mund te me thoni nese ekziston trajtim per to, dhe sa te rrezikshme jane kur shfaqen ne goje? Ju faleminderit.