Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme pas lindjes

Pershendetje doktoreshe, une kam lindur me 29 korrik dhe 2 muaj kam pas gjakderdhje te pas lindjes me pas jane ndalur dhe me kane ardhur prape me 5 nentor, tani ne jemi ne shkurt dhe une ende kam gjakderdhje te pandalshme. Kam vizituar gjinek. tim ne Ch, me ka dhene kontracepsion Cerazette dhe hapa per hekur, i kam perdore disa jave dhe i kam ndalur per arsye te shumta te efekteve anesore... me pas jam kontrollu edhe ketu ne Kosove dhe per dallim gjinek. ketu me dha hapa per me me ardhe cikli menstruar qe te me rregullohet dhe me pas tha sdo kesh probleme perderisa vetem kisha gjakderdhje. Jam ne hall te madh nuk di cka te bej dhe kujt ti besoj, te lutem doktoreshe pres nje rekomandim nga ju dhe shpresoj se do me ndihmoje. Me respekt.

Aulona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aulora

Ekzaminimi ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin, ndihmon mjekun gjinekolog për të vënë diagnozën. Trajtimi vjen pas diagnozës. Estroprogestativët, janë të këshilluar në këto raste.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti