E-coli në shtatzëni
Hatixhe
(14 vite më parë)
Përshëndetje Hatixhe
E-coli, është bakter që zakonisht gjëndet në zorrë dhe që tek gratë shpesh takohet në rrugët urinare, për arsye të afërsisë që ka uretra e gruas me rektumin. Nëse bakteri i E-coli është i pranishëm, detyrimisht duhet mjekuar për të evituar mundësinë e lindjes parakohe. Qëndro e qetë, ky bakter nuk është i dëmshëm për fetusin, por gjithësesi duhet mjekuar.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.
Jam shtatzene ne javen e 33 dhe qe nga filimi kam pas infeksion te fshikzes urinare (e-coli), sa eshte i rrezikshem ky infeksion gjate shtatzenise?