A mund të nis shtatzëninë tjetër?
Marsida
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marsida
Marja e acidit folik, rekomandohet 3 muaj para fillimit të shtatzënisë dhe deri në fund të javës së 12-të të saj. Nuk është problem i rëndësishëm edhe nëse konsumi i tyre është bërë vetëm dy muaj dhe shtatzënia të filloj. Ti e di mirë që shkaku i lindjes tënde parakohe, ishte shtatzënia gemelare dhe asnjë arsye tjetër. Besoj që me kujdes më të mirë antenatal, shtatzëninë që po planifikon do të shkoj deri në term.
Të uroj gjithë të mirat.
E nderuar doktoreshe Moza, do doja shume prej jush te dija ne se mund te nis shtatzenine tjeter edhe pse nuk kam tre muaj qe konsumoj acid folik, me behen afersisht dy muaj, qe marre acid folik, ka ndonje problem? Dhe te jem e sinqerte deshira eshte shume e madhe per nje bebe tjeter, por kam frike mos me ndodhe serisht lindje e parakohshme? Te lutem me kthe pergjigje. Me respekt, Marsida Elbasan.