Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja premature

Persh doktoreshe. Jam 33+2 jave shtatzene me femijen e dyte. Femija i pare me ka lindur premature ne 36 jave... por ishte femije i shendetshem... mjeket nuk e futen ne inkubator. Pesha e tij ishte 2.85 kg... dola nga spitali vetem 4 dite mbas lindjes... mirepo tani qe jam shtatzene serish kam frike se mos ndoshta edhe ky femije mund te lind premature... sa jane shancet qe te kesh lindje para kohe nese ke pasur perpara nje lindje te tille? Ju falenderoj.

Dori Kries (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dori

Gratë të cilat kanë një rrezik më të madh për lindje parakohe, janë ato që lindjen parakohe e kanë kryer përpara javës së 28-të të shtatzënisë. Të këshilloj që në këtë periudhë të shtatzënisë, kujdesi duhet të jetë maksimal.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti