Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, desha te pyes ju lutem edhe 2 dite pres qe te kem ciklin mujor, por nuk kam ndonje shenje se do me vijne sic i kam zakonisht pervec qe pak shume dhimbje ne gjinje. Desha tju pyes a mund te bej testin e shtatzenise 2 dite para ciklit a mund te tregoje dicka sakte? Faleminderit shume! Cdo te mire.

Dona M. (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona.

Për të heq merakun bëj një test shtatzënie. Shumë teste bëhen pozitive pas ditës së dytë të vonesës së periodave. Nëse rezultatet e testeve të urinës së bëra në shtëpi nuk janë të qarta, atëherë bëhet testi i shtatzënisë në gjak, i cili kryhet në ndonjë laborator që mat vlerën e HCG.

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti