Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lodhja në fillim të shtatzënisë

Pershendetej, jam ne javen e 8 te shtatzenise dhe ndjej shume lodhje gjate gjithe kohes jam e sterlodhur mezi qe qohem ne mengjes nga lodhja dhe mundimet, nuk me hahet asgje, doktoreshe a jane te gjitha keto normale, pres sa me pare pergjegjjen tuaj, faleminderit.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita.

Neveria gjatë shtatzënisë, në shumicën e rasteve gjatë tremujorit të parë është gjendje normale, dhe nuk ka vend për bregosje. Ju tani vetëm duhet të merrni vitaminat dhe mineralet e udhëzuara nga mjeku juaj. Nga java e 12-të e shtatzënisë, mundimet dhe lodhja vijnë duke u paksuar dhe zhduken plotësisht pas javës së 16-të. Kjo është e zakonshme tek shumica e grave shtatzëna.

Të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm, për t`u informuar më shumë rreth kësaj:

http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/neveria-e-mengjesit-gjate-shtatzanise?like=true

Të uroj një shtatzëni të mbarë, gjithë të mirat.

/komuniteti