Grupi i gjakut a ndikon në mosmbetjen shtatzënë?
Dina88
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dina
Grupi i gjakut si dhe faktori i tij, nuk ka ndikim në fertilitet (mbetje shtatzënë).
Nëse folikuli rezulton mbi 18 mm, atëherë ai konsiderohet i maturuar. Kjo do të thotë, se veza bëhet gati për të dalë në qarkullim. Nëse në këtë periudhë ka spermatozoidë në qarkullim, atëherë njëri prej tyre fekondon vezën dhe fillon shtatzënia.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, te lutem te me kthesh pergjigjen. Jam e martuar qe 2 vjet e gjysem, qe 5 muaj tentoj per shtatzeni por pa sukses. Une e kam grupin e gjakut 0 pozitiv, kurse burri A pozitiv. A ndikon kjo ne mos mbetje shtatzene? Edhe nje pyetje, cikli i fundit 5 shkurt. Mbreme kom bere kontrolle gjinekologjike dhe me tha kane kaluar 10 dite dhe vezet jane rrit veq 7-8 'njesine matese' nuk pe di si i thoshte mjeku. Pyetja: a ndikon grupi gjakut ne mos mbetje shtatzene dhe a jane rrit sa duhet vezet ne diten e 9? Pres me padurim pergjigjen tuaj. Dina, Presheve.