Ënjtja e duarve dhe fytyrës gjatë shtatzënisë
Mila
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mila.
Në fund të shtatzënisë vihet re zakonisht tek gruaja një edemë e lehtë e anësive dhe e fytyrës. Për ankesat që referon, do të këshilloj të drejtoheni tek gjinekologu për të kryer matjet e domosdoshme të tensionit arterial dhe për të realizuar disa analiza specifike të funksionit të veshkave me qëllim që të përjashtohet prania e hipertensionit në shtatzëni.
Kujdesohu që gjatë ditës, duart t’i mbash në lëvizje dhe shmang mbështetjen mbi to, për një kohë të gjatë e sidomos natën. Kjo do të ndihmonte në qarkullimin e mirë dhe të plotë të gjakut.
Uroj të lindësh sa më normal një bebe të bukur.
Pershendetje, jam ne javen e 32 te shtatzenise por duart dhe fytyra me jane enjtur, cka duhet te bej? Pres pergjigjen nga ju.