Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth spirales

Pershendetje doktoreshe, deshta te pyes e kam spiralen qe 20 vite por ne ate kohe e kam vendos spiralen e arit edhe mjeku me ka thene se mire e ki spiralen po deshta me dite se pse po me fryhet barku te lukthi, a mundem me perdore dicka kurse ciklin e kam te rregullt, flm shume per keshillat e juaja.

Argjira (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Argjira

Sido që të jetë përbërja e spirales, mbajtja e saj prej 20-të vjetësh nuk është normale. Pa tjetër duhet ta ndrosh atë dhe të vendosësh një tjetër.

Fryrja e barkut, mund të pasojë e spirales ashtu siç mund të ketë lidhje edhe me patologji të traktit gastro-intestinal. Pas vendosjes së spirales së re, drejtohu për konsultë tek mjeku gastro-enterolog për të përjashtuar mundësinë e ndonjë diagnoze.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti