Tensioni i gjakut gjatë shtatzënisë
Minushe Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Azemine
Nuk besoj se gjendja që përshkruan, ka lidhje me tensionin/presionin arterial. Bën mirë që këto ditë të ftohta, të qëndrosh në ambjente të ngrohta në shtëpi dhe nëse ndoje përsëri të njëjtën gjendje pozicioni shtrirë anash majtas ndihmon gjendjen tënde.
Monitoro tensionin arterial për dy javë rrjesht dhe shënimet e tregoja mjekut gjinekolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. Jam ne javen e 24 dhe nuk kam pas probleme me tension edhe pse zakonisht e kam te ulte po sot, nuk e di se qka me ndodhi isha ne kontroll te mjeku bebi tha shume mire eshte dhe ne ora 11 kam ngrene mengjes nje picë tuna pas 1 ore dola per shoping dhe pas pak ka filluar me me ardhe te vjell dhe nje zhurme ne vesh, duke me humbur te pamurit vete zi me dalke nuk shifsha fare dhe me leshoj trupi nuk kisha force me ndejt ne kembe gati sa nuk u alivanosa me ka zgjat disa minuta pastaj mu kthye te pamurit po fuqi nuk kisha hiq, fatmiresisht isha me burrin dhe me ka mbajte se ndodh qe isha rrezu. Ju lutem doktoreshe me tregoni cka ka mund me pas tension te ulét apo te larte dhe qka duhet te ndermarre ne keto raste ,kur u ktheva ne shpi tensionin e kisha pas si zakonisht 110/70, se ishte ndjenje shume e keqe. Ju falenderoj shume.