Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Strisha vaginale dhe streptococus spp

Pershendetje Dr Mimoza. Doja tju beja nje pyetje. Jam ne javen e 33 te shtatzenise, deri ne keto momente nuk eshte se kam patur ndonje problem gjate shtatzenise dhe te gjitha analizat i kam patur ne rregull, por ne javen e 32 bera te gjitha analizat qe duheshin bere dhe tek analiza per strishen vaginale dola me streptococus spp. Gjinekologja ku ndiqem me ka dhene te pi antibiotike Zinnat dhe (ovula). Doja tju pyesja se sa i demshem eshte ky bakter per bebin, nga se shkaktohet dhe a ka ndonje dem per bebin qe une po pi antibiotike? Faleminderit!

Olabu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ola

Streptokoku është banor normal i vaginës, por në kushte të caktuara merr mbi rritje dhe bëhet patologjik, duke dhëna pasoja tek fetusi. Trajtimi me antibiotik sipas antibiogramës është i domosdoshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti