Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes me operim

Dr dua te ju pyes, une jam shtatzene ne javen e 38, sot isha per kontrolle ne klinike dhe Dr me tha qe une duhet te lindi me operacion pasi qe femija eshte me koke lart deri para 2 jave ka qene me koke poshte, mua me thane qe te lindi me 23 te ketij muaji por une kam terminin me 1 mars per te lindur, dua ta di mendimin tend se a mos eshte ma mire te pres deri ne diten e terminit e masandej te operohem rastesisht mundet femija me leviz me koke poshte, ju lutem me sqaro sepse eshte lindja e pare dhe kam shume frike. Falminderit shume, Delvina, Gjermani.

Delvina Dibrani (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Delvina,

Per shkak te komplikimeve te mundshme doktoret iu rekomandojne shtatzenave (ne vacanti atyre qe jane per here te pare shtatzene sic je ti) qe nese beba prezenton me pelvik (pra ka koken larte) lindja te kryhet me operacion.

Nese terminin e ke me 1 mars, une nuk shoh ndonje arsye per t'u bere merak dhe per ta kryer lindjen me heret. Domethene rekomandimi im eshte qe te presesh tkurrjet e lindjes (dhimbjet e lindjes) dhe nese beba prape prezenton me pelvik dhe nese shihet se lindja vaginale eshte e veshtire, atehere mund te kryhet lindja me operacion... nuk behet vone nese lindja kryhet edhe ne ate kohe.

Uroj te kesh lindje te lehte dhe bebe te shendetshme!

Delvina Dibrani (14 vite më parë)
faleminderit doktor,por dua tju pyes dhe diqka nese kam pasur me par operacion ne miter atehere nese ndodh te lindi me operacion prap a e vrejn doktoret per nga mbrenda qe kam pasur operacion ne miter,sepse une kam pasur nje operacion me heret dhe doktorret me than qe ka qen vite me par dhe ajo nuk figuron mbrenda ne miter fare vetem qe duket sheja nga jasht ,mu duk interesant,faleminderit shum doktor

/komuniteti