Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth gjëndrrave nën sqetull gjatë shtatzënisë

Pershendetje dr jam ne javen e 24 dhe kam qene te dr per nje problem. Nen sqetulla me kane dale si gjendrra po jane te buta pak me dhembin kur i prek jo shume, a mundesh me me tregu mos shkaktojne ndonje problem ne shtatzeni sepse jam bere merak shume  pse me kane dale? Ju lutem me ndihmoni, ju pershendes dhe ju falenderoj shume.

E...2 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elma

Gjëndrat nën sqetull mund të formohen si rezultat i përgatitjes së gjirit për laktacion (ardhja e qumështit dhe gjidhënia. Ndryshimet e gjirit gjatë shtatzënisë dhe gjatë laktacionit ritin frekuencën dhe shkallën e problemeve të gjirit dhe e bëjnë të vështirë diagnozën. Diagnoza është mjaft e gjërë dhe mund të mendohet për kiste të mbushura me qumësht, fibroadenoma, absese etj. Të rekomandoj të bësh një ekografi të gjirit që është një ekzaminim i sigurt dhe ndihmës për diagnostikim.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti