Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 16, sot gjate dites kam verejt si therrje barku here pas here ne anen e djathte dhe sekrecionet i kam pak me volum me te trashe, gjithashtu jam pak e shqetesuar se ende nuk i kam verejt levizjet e bebit, a jane normale keto qe ju pyeta apo eshte dicka per tu shqetesuar, cka me rekomandoni ju? Ju pershendes shume dhe gjithe te mirat.

Jeta ,,,, (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Dhimbjet në fund të barkut gjatë shtatzënisë ndodhin për disa arsye. Bëj një analizë dhe kulturë të urinës dhe të sekrecioneve vaginale. Kështu ti do të mësosh shkakun përse i ke këto ankesa. Antibiograma do ta orientojë mjekun gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, për trajtimin. Lëvizjet e bebit tek një grua që e ka fëmijën e parë, ndihen pas javës së 22-të të shtatzënisë, kurse tek një grua që e ka lindjen e dytë e më tej ato ndihen pas rreth javës së 18-të shtatzënisë. Prandaj mos u shqetëso.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti